Faik Troshani

Faik Troshani
Lindja: 
1898
Vdekja: 
1961

Faiku ne moshe te re emigroj per 15 vjet jashte shtetit – shkoj për të jetu në Francë, Belgjikë e Itali, ka ndej deri në 1931 kohë në të cilën asht kthye në Shqipëri. Mbas pak që erdhi nga jashtë shtetit ka punue në Vaudejës me një shoqëri Italiane qe goditi uren e pare te Vau-Dejsit mbi lumin Drin mandej ka ardh në Shkodër dhe ka ushtrue profesionin e duhanshitësit me Alinë.

Me 14-06-1933 u martue me Minen të bijen e Nuto Beg Bushatit dhe Mecos. Nuk kan lindë fëmijë. Por Alija e Minja e Alise d. m. th e shoqja e Alisë se edhe kesaj i thoshin Mine i falen një fëmijë të tyre që u quajt Eqerem lindi me 17-09-1937, ky fëmi nuk jetoj shumë por vdiq në moshë të mitur.

Ka ushtrue profesionin e duhanshitësit deri më vitin 1939 mandej ka punue karpentijer deri më 22-06-1940 ku u arrestue me ne nga okupatori Italian i akuzuar si strehe sepse gjoja ne strehojshim Rizan, vëllanë e Mines se Alisë, mbasi kishte vra një shok të tijin për një ngatërresë dhe nuk i ishte dorëzu autoriteteve të vendit.

Në burg ishim të gjithë me përjashtim të Jakupit mbasi nuk u ndodh në shpi e nuk u dorëzua kurse ne na arrestuan. Në burg ishim Nana, Faiku, Alija me dy Minet, Myfiti, Zyhdia, e Skenderi, këta tre djemtë e Alisë dhe kemi ndejt në burg deri me d. 27-09-1940 datë në të cilën na internunen në Krujë, këtu duke marrë edhe Jakupin e t’amen e Mines Faikut mbasi nuk kishim ku ta lejshim këtë të fundit.

Kemi ndejt te internum në Kruj deri më 27-06-1944 dhe na liruen nga internimi. Faiku kur erdhi hapi një kafe, pijetore ne pazarin e vjetër dhe u vendos me shtëpi në lagjen Lugu çesme afër frigoriferit, n’sa ne ne shtepine tone.

Në vitin 1946 Faiku adoptoj një fëmi të quajtur Mit’hat, nga se i vdiq djali që i fali Alija dhe në vitin 1937 i vdiq e shoqja Minja nga Kanseri. Me vone u martue me Bahrijen e Osman Nuros e me këtë lindi tre fëmi 2 vajza e një djalë. Feriden (Vera), vajza e dyte Zana dhe djali Shyqyri (Dushi).

Ne këtë kohë gjendja ekonomike e tij u keqësua shumë sepse vetë punonte në kafetjere dhe u ba vetë i gjashti me një rrogë dhe nuk kishte mundësi me përballu jetesën. Mbas sa vuajtjve edhe nga ana shendetësore u semur randë nga kanseri në mushkëri dhe vdiq duke lan të shoqen dhe tre fëmi që përmendëm ma lart.

Sipas ditarit te Axhes Kasem.
Shtypja e teksteve nga nipi i tij Visar Troshani.